Lajmet e fundit

Çrregullimi i ciklit menstrual është një problem shumë më serioz nga se mendojnë femrat dhe për fat të keq numri i të prekurave nga kjo sëmundje po rritet me shpejtësi.
Themi sëmundje, pasi e tillë është me të vërtetë dhe periodat e çrregullta paralajmërojnë që diçka nuk shkon me organzimin.
Sindroma e vezoreve policistike është përgjegjëse për çrregullimet e ciklit, por më shumë se 50% e femrave nuk e dinë nëse vuajnë nga kjo e fundit.
Periodat e parregullta mund të jetë një shenjë, por nëse dyshoni se vuani nga kjo sindromë shikoni dhe për shenjat e mëposhtme: qime në fytyrë, vështirëse për të humbur peshë.
Veç tyre femrat që vuajnë nga periodat e parregullta për shkak të vezoreve policistike mund të kenë dhe probleme të tjera metabolike si kolesteroli i lartë, tension të lartë madje edhe diabet.
Nëse nuk jeni duke u përpjekur për të mbetur shtatzënë , trajtimi i duhur përfshin kontraceptivët.
Këto kokrra do të ndalojnë mbiprodhimin e testosteronit dhe do të rregullojë ciklin menstrual.