Lajmet e fundit

Gjatë fundjavës që lamë pas, Peja u karakterizua me lloj-lloj ngjarjes.
Gazetari korrespodent, Valdrin Daci ndau disa nga këto ndodhi me emisionin "Ora Shtatë", transmeton Klankosova.tv.
"Në hyrje të fundjavës u konfiskuan së paku 14 motoçikleta, dhe janë shqiptuar rreth 40 gjoba për kundërvajtësit e këtyre motoçikletave. Vlen të theksohet se kemi marr informacion jozyrtar se ka pasur edhe policë të kanosur. Gjatë fundjavës kemi pasur dy raste të kanosjes së policëve, jozyrtarisht kemi kuptuar që njëri polic ishte kanosur teksa po kryente këtë aksion, ndërsa Policia e ka konfirmuar njërin prej këtyre rasteve".
"Vlen të theksohet që në rajonin e Pejës kemi pasur tri raste të dhunës në familje, kemi pasur të arrestuar e të liruar", tha Daci.
Por Daci thotë se Peja u karakterizua edhe me ngjarje të mira, si ajo e në përvjetorin e Masakrën së Lybeniqit, ku fshati organizoi një ecje në kanonin e kësaj zone, ku u marshua në mënyrë të qetë për të kujtuar të rënët.