Lajmet e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se ai ka frikë nga konferencat ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Sipas tij, nëse do të ndodhte një e tillë të gjitha fuqitë kryesore botërore do të duhet të marrin pjesë, transmeton Klan Kosova.
"Unë jam në favor që të bisedojmë me shqiptarët dhe të përpiqemi të arrijmë një kompromis. Natyrisht që kjo është e vështirë. Tani dëgjojmë gënjeshtra për helmimin e shqiptarëve pas zgjedhjeve të Kosovës. Unë do të insistoj në një hetim mbi këtë helmim të pretenduar", tha ai në një intervistë për Sputnik, transmeton Klan Kosova.