Lajmet e fundit

Qepa ka shumë përfitime shëndetësore që ju duhet të dini rreth tyre.
Është një nga ushqimet që ka shtesa të mjaftueshme për të mbajtur trupin tuaj larg nga toksinat e panevojshme për organizmin tuaj, transmeton Klan Kosova.
1. Edhe nëse i hani të freskëta ose të ziera, qepa ka ndikim pozitiv në shëndetin tuaj. Nëse ju nuk mund ti hani ato të freskëta, atëherë gatimi i tyre është alternativa më e mirë. Nëse konsumoni deri në katër qepë në ditë, do të keni shëndet maksimal.
2. Qepët njihen për aromën e tyre andaj nësë dëshironi ti hani të freskëta duhet të përgaditeni për të eliminuar aromën e tyre. Në qoftë se era është shumë e madhe atëherë ju mund të pini lëng limoni për të hequr qafe aromën e keqe, ose disa rriska limoni.
3. Qepa njihet për përfimet e saj të shumta. Me ndihmën e qepës shërohen edhe plagët. Shërimi me ndihmën e qepës, u zbulua së pari në Luftën e dytë Botërore ku ushtarët trajtonin plagët e tyre duke përdorur qepën.
4. Nëse keni puçrra, atëherë ju mund të vendosni qepat në fushat ku shkalla e inflamacionit është shumë i lartë.
5. Një gjë që ju duhet të dini, kur e gatuani qepën ajo humbet shumë nga përbërsit e saj pozitivë.
6. Sa sasi të qepës preferohet në ditë? Ka rekomandime të ndryshme por 2 deri në 4 gram qepë është e mjaftueshme.
7. Ka shumë përfitime, por në të njëjtën kohë njerëzit që janë në mjekim për shkak të sëmundjeve të gjakut duhet ta shmangin atë.