Episodi i sotëm i “Doktori i Mrekullive” fillon me kryemjekun Tanxhu, i cili bën një video për të gjithë punonjësit e spitalit.
Por si mirëpritet ky mesazh përmes videos nga punëtorët e spitalit, me aq sa duket përveç Demir, Ajçela edhe Ferda e mirëpret.
Ali troket në derën e shtëpisë së Beliz dhe Farman, aty është për ta parë foshnjën e Kivilcimit. Gjithashtu ai ka shumë kërkesa për kujdesin e foshnjës.
Ndërsa Farman flet për beben, ai thekson që ne duhet të mësohen që në jetën e tyre tashmë kanë një bebe, Ali thotë se i ka problem gjërat e reja, por Farman i tregon se e gjithë jeta është adaptim, prandaj do të adaptohesh edhe ti.
Një menaxhim i ri po nis në spital, Tanxhu ndryshon rregullat dhe dyteron mjekët të ndahen në grupe së bashku me asistentët që ata do të zgjedhin. Po ashtu ata do të zgjedhin edhe pacientët për të cilët do të kujdesen, dhe në rast që nuk do të zgjidhet problem i pacientëve Tanxhu kërcenon edhe pushtimin nga puna.
Aliu i thotë Farmanit se nuk mund të punojë me Dorukun, por Farman i kujton atij se do të adaptohet ashtu siç i kishte thënë.
Spitali mbushet përplot me pacientë, ndërsa koha është e limtuar edhe rastat nuk janë fare të leta.
Në mes të kësaj rrëmuje në spital, Ali merr një puthje të ngrohtë nga Nazel.
Ali nis intervistat për të gjetur një dado për foshnjën, por, aq shumë kritere që ka, sa që askush deri më tash nuk i pëlqen.
Foshnja që tashmë ka birësuar Beliz, nuk ndalon së qari në duart e saja, por kur atë e merr Tanxhu ndalon së qari, ky veprim e lë të habitur Belizin.
Ndiqeni episodin e sotëm tek “Doktori i Mrekullive” në ekranin e Klan Kosovës.
.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.