Episodi i sotëm i "Doktorit të Mrekullive", e gjen në gjumë të thellë doktor Aliun, duke pa një ëndërr të keqe, nga operimi i kaluar, në të cilin humbi jetën Kavëllxhëm, që njëherësh ishte edhe e bija e mjekut Tanzhu.
Në përpëlitje për t`i ikur asaj ëndrre të keqe, bie zilja e orës dhe Aliut i del gjumi. Sapo zgjohet ai, në dhomë gjen një mëngjes të përgatitur me shumë dashuri nga doktoresha Nazllë, të cilën ai edhe e dashuron.
Pavarësisht se cdo ushqim duket më i mirë se tjetri, Aliu kërkon që të hajë sandviçin e zakonshëm dhe Nazllë pa përtesë e zbulon pjatën e cila është e mbështjellë me një leckë dhe brenda del sandviçi i Aliut.
Ndodhitë dhe bisedat brenda dhomës vazhdojnë me të qeshura e gëzim.
Në anën tjetër zhvillohet ngjarja ku doktori Tanzhu i nevrikosur nga vdekja e së bijës kërkon nga doktori Adili që të jap dorëheqje pasi që e mban atë përgjegjës për këtë gjë.
Sidoqoftë, ngjarjet në spital vazhdojnë ku një burrë vjen i aksidentuar dhe mjekët përgatiten për të intervenuar. Por, kësaj radhe, Aliu ndëshkohet që të merret me shkresurina, pasi që fatkeqësisht ka humbur një pacient gjatë operimit disa ditë më herët.
Mësoni se çka do të ndodhë në episodin e 89-të të "Doktori i Mrekullive" sonte në orën 18:50 në Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.