Lajmet e fundit

Qeveria austriake do të konfiskoj shtëpinë ku ka lindur Adolf Hitler në vitin 1889, në mënyrë që të parandaloj të shndërrohet një vend adhurimi për neo-naziztet, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Pronarja, një grua e pensionuar, ka refuzuar ofertat e ripërsëritura për blerjen e shtëpisë në Brunau në të kaluarën.
Megjithatë, ka mospajtime se çfarë do të ndodhë më pas me këtë shtëpi.
Ministri i brendshëm në Austri dëshiron që kjo shtëpi të shkatërrohet ndërsa të tjerë thonë që një muze apo qoftë edhe një supermarket do ta depolitizoj atë në mënyre më efektive.
“Ky vendim është i nevojshëm ngaqë Republika dëshiron që të parandaloj që kjo shtëpi të shndërrohet në një shtëpi kulti për neo-naziztet, siç ka ndodhur në të kaluarën ku persona të ndryshëm janë mbledhur dhe kanë bërtitur slogane të ndryshme” ka deklaruar ministri i brendshëm Wolfgang Sobotka.