Episodi i sotëm i serialit “Doktori Mrekullive” fillon me Nazel, ajo arrin në sallën e gjykatës përderisa kumtohet vendimi për Aliun.
Nazel kërkon nga gjykatësi që të flasë me avokatin, fatmirësishit gjykatësi i jep të drejtë, dhe në lidhje me provën e re gjykata vendos të pezullojë dosjen deri në raportin mbi ilaçin që ka përdorur Kivilcimi.
Si duket ilaçi që Nazel kishte gjetur do të dëshmojë pafajësinë e Aliut, këtë lajm shpresues ia jep avokati mbrojtës i Aliut.
Aliu emocionohet nga ajo që Nazel bëri për të, dhe i thotë asaj se këtë të mirë nuk do t’ia harrojë kurrë.
Përderisa nëna e Zehras bisedon në telefon me bashkëshortin e saj, rastësishit Ferman e dëgjon atë pasi ajo fliste paksa çuditshëm.
Aliu emociohet shumë pasi që gjykimi tij duket se do të ketë përfundim të mirë, ai shkon me shumë kënaqësi në spitalin ku punon dhe përshëndet të gjithë kolegët me shumë dashuri.
Demir përzgjedhet nga Fermani për të qenë pjesë e operacionit, ai gëzohet tejmase për këtë akt.
Kirurgët e spitalit po përgatitën për një operacion të një burri, por gruaja e tij iu thotë mjekëve që mos ta bëjnë operim burrin e saj, por ajo nuk tregon arsyen dhe mjekët mbetën të hutuar.
Mjekët po kontrollojnë Zehran dhe po e analizojnë çështjën e saj më me detaje, ata dyshojnë se ka problem me veshkët, por, nëna e saj e mohon këtë gjë.
Aliu i është mirënjohës Nazel për të gjitha të mirat e saj kundrejt tij, ai i thotë Nazel se një e dashurë nuk ka se çfarë të bëj më shumë.
Ali habitet kur në një nga dhomat në spital sheh të shtrir babain e Nazel, sipas Nazel babai i saj është rrëzuar dhe ka thyer këmbën. Por Aliu e kupton se babai i Nazel këtë situatë e krijoji vetëm që të qëndrojë tek Nazel, pasi që nuk ka para dhe një punë për të qëndruar vet financiarishit.
Gunes kërkon tavolinën e tij në internet dhe e sheh at të ketë dalur në shitje, ai thërret personin që e ka postuar dhe ai i thotë se nuk ta kam vjedhur por e kam blerë këtë produkt dhe këtë e dëshmon pasi që Gunes-it ja dërgon faturën e blerjes si dëshmi.
Dyshimi i parë i Gunes-it është Xhaxha Ismet, pasi që ishte ai kontraktori i kësaj shitje.
Meqë pothuajse të githë e kuptuan se çfarë njeriu është babai i Nazel, ata po përgaditen që ta ndalin atë.
Doktor Adili po hyn përsëri në operacion, ai ka mbështetjen e të gjithëve për këtë operim dhe sigurishit pasi ata insistuan ai pranoi.
Ajçela, Gulin, Demir, Gunes dhe Dorku e presin Aliun që të flasin për mënyrën se si ta demantojnë babain e Nazel, por kanë frike se Nazel do të mërzitet shumë.
Këto shtjellime dhe shumë ngjarje të tjera interesante, do i ndjekim bashkë në episodin e sotëm tek “Doktori i Mrekullive”, vetëm në ekranin e Klan Kosovës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.