Lajmet e fundit

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, përveç Kosovës, gjatë vizitës së tij në Ballkan do të shkojë edhe në Serbi, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit.
Analistët serbë e kanë cilësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme dhe si demonstrim i mbështetjes së Amerikës për rrugën evropiane të Serbisë, dhe po ashtu përkrahje për qeverinë reformiste të Aleksandar Vuçiqit.
Biden do të pritet në aeroportin Nikola Tesla nga Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiq.
Oasdute atij do t’i bëhet një prite ceremoniale nga Kryeministri Vuçiq, në pallatin e Serbisë.
Ndërsa më pas Biden do të takohet me Presidentin serb Tomislav Nikoliq.
Kjo është vizita e dytë e Biden në Serbi, për shkak se këtë shtet gjatë mandatit të tij si qeveritar amerikan, e kishte vizituar edhe në vitin 2009.