Lajmet e fundit

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka mbajtur një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në takim u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti e njoftoi Lajçakun për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje.
"Takimi ishte në kuadër të vizitës së z. Lajčák në Kosovë dhe takimeve të tij me liderë politikë e institucionalë. Përgjatë tij, kryetari Kurti dhe Përfaqësuesi Special Lajčák ndanë qëndrimet dhe këndvështrime e tyre sa i përket procesit, qëllimeve dhe zhvillimeve në Dialog. Në fillim të fjalës, z. Kurti e falenderoi z. Lajčák për ftesën e tij për t’u takuar. Ai e njoftoi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! i cili tashmë ka përfunduar në rreth 10% të pikave tona, për Qeverisjen Alternative dhe pesë shtyllat e saj, si dhe anëtarësimin në Aleancën Progresive së fundmi. Kryetari Kurti gjithashtu foli edhe për katër rastet të cilat tashmë e sa kohë janë në trajtim të Gjykatës Kushtetuese e për të cilat ende nuk ka ndonjë verdikt nga ky institucion pavarësisht se ato do të duhej të trajtoheshin me prioritet marrë parasysh rëndësinë dhe ndjeshmërinë e tyre".
Në anën tjetër emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut.
Ai tha se dialogu mes tyre si proces dhe marrëveshja përfundimtare si produkt janë të lidhura ngusht me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim, nuk mund të ketë vakum, por ose përparim ose prapakthim.
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157194590832000