Lajmet e fundit

Jeta e yjeve duket shumë e lehtë, janë të pasur, jetojnë të rrethuar nga luksi dhe udhëtojnë nëpër botë.
Shumë njerëz mendojnë që aktorët e kanë të lehtë paraqitjen nëpër filma, mirëpo pak dinë se çka fshihet pas secilit karakter që ata perforomojnë.
Ndër aktorët që ka bërë gjithçka për rolin e tij është edhe Robert De Niro.
Roli i De Niro në filmin “Taxi Driver” është një nga performancat më të mira të të gjitha kohërave.
E për këtë film De Niro ka studiuar sëmundjet mendore si dhe ka marrë një licencë për taxi.
Ai ka punuar si taksist për 12 orë në ditë, në mënyrë që të jetë tërësisht i përgatitur për rolin e Travis Bickle.