Lajmet e fundit

Jeremy Doku është duke kryer testet mjekësore tek Manchester City, ashtu sikurse ishte planifikuar për ditën e mërkurë, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Klubi anglez ka përfunduar dokumentacionin me atë francez, Rennes, për transferimin e sulmuesit 21 vjeçar, që sipas mediumeve angleze do të kushtojë mbi 60 milionë euro.
Belgu me prejardhje nga Ghana, në 92 paraqitje me Rennes në të gjitha garat, ka shënuar 12 gola dhe 10 asistime