Manchester City e ka mposhtur Bournemouthme rezultat të thellë 6-1, në kuadër të javës së11-të në Premier League.
Golat për Qytetarët i realizuan Jeremy Doku në minutën e 30', Bernardo Silva 33' dhe Manuel Akanji 37'. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Phil Foden e shënoi golin e katërt në minutën e 64'. 10 minuta më vonë Luis Sinisterra e shënoi golin e nderit.
Qytetarët nuk u ndalën dhe realizuan edhe njëherë me anë të Silvës në minutën e 73'. Golin e fundit e shënoi Nathan Ake, në minutën e 88'.
City pas 11 xhirove renditet në vendin e parë me 27 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.