Lajmet e fundit

Manchester City ka marrë tri pikë të vlefshme në udhëtim te Luton Town, duke e mposhtur me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 16-të në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Elijah Adebayos, në minutën e 45’.
Në pjesën e dytë, City kthehet në lojë duke e barazuar fillimisht rezultatin në minutën e 62’, me anë të Bernardo Silvas.
Vetëm tre minuta më vonë, Jack Grealish shënoi golin e fitores për Qytetarët.
City pas fitores mbetet në vendin e katërt me 33 pikë, pas 16 ndeshjeve, teksa Lutoni renditet në pozitën e 18-të me nëntë sosh. /Klankosova.tv