Lajmet e fundit

Është luajtur vetëm xhiroja e 16 në Premier Ligën angleze, por Manchester City ka ikur plotë 11 pikë nga vendi i dytë.
City ka mposhtur United për të thelluar epërsinë dhe për të qëndruar e vetme në vendin e parë me 46 pikë, derisa United si i dyti ka 35.
Derbi i Manchesterit përfundoi me rezultat 2-1 për City-in në një lojë me tre gola, pak raste shënimi dhe me shumë duele e taktizime.
Fillimisht në epërsi kalo City, pasi një gjysmë rast David Silva e shndërroi në gol në minutën e 43, por nuk kaluan as pesë minuta dhe Marcus Rashford realizoi për 1-1 para se skuadrat të shkonin në pushim.
Pjesa e dytë filloi si ajo e para me shumë kalkulime nga të dyja ekipet, por më minutën e 54, në një situatë identike si ajo e David Silvas u gjend mbrojtësi Nicolas Otamendi.
Edhe ky e kapitalizojë gjysmë rastin me gol, për të vendosur edhe rezultatin përfundimtar 2-1.
United provoi më pas të sulmojë me Martial, Rashfod, Lukaku e Ibrahimovic, por nuk arriti të barazojë shifrave, përkundër dy-tre rasteve të mira.
United mbetet në vendin e dytë me tri më shumë se Chelsea që është në të tretin.