Lajmet e fundit

Manchester City raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Kevin De Bruyne.
Belgu ka qenë i përfolur këtë afat kalimtar se mund të kalojë te skuadra e Manuelle Pellegrini.
Kurse një marrëveshje mes dy klubeve thuhet se mund të kap vlerën prej 40 milionë funta, por që Wolfsburg mund të kërkojë edhe më shumë, duke dërguar shifrën në 50 milionë.
De Bruyne më parë ka luajtur në Premier League te Chelsea dhe e njeh mirë nivelin e futbollit në këtë ligë, transmeton Klan Kosova.