Lajmet e fundit

Edhe pse Pep Guardiola ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për ta drejtuar atë nga sezoni i ri, për tre vitet e ardhshme, drejtuesit e The Citizens raportohet se janë duke planifikuar që të gjejnë zëvendësuesin e tij.
Soriano dhe Begiristain janë të bindur se pasi të skadojë kontrata e Pep në vitin 2019 ai nuk do të rinovonte më për gjigantin anglez.
E pas tij Manchester Cityn mund ta drejtojë Patrick Vieira i cili është i preferuar i drejtuesve të klubit.
Për legjendën franceze thuhet se ka tipare për t’u bërë një top trajner në të ardhmen, transmeton Klan Kosova.