Lajmet e fundit

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka shpjeguar gjithë përgatitjen e tifozëve kosovarë, “Dardanëve” që kanë bërë sonte për Kroacinë, transmeton Klan Kosova.
Sipas saj kjo përgatitje është bërë për të nderuar gjithë atë që ka bërë shteti kroat për Kosovën.
“Tifozët e Kosovës kanë përgatitur këtë befasi për tifozët kroatë, si shenjë falënderimi për gjithë atë që kroatët kanë bërë për ne”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Twitter.