Lajmet e fundit

Portieri i dytë i Barcelonës, Jasper Cillessen, e pranon që do të dëshironte të luante më shumë, por e kupton që e ardhmja e tij është në duart e klubit katalunas.
“Arsenal dhe Liverpool janë klube të mira, por duhet ta pranoj vendimin [e Barcelonës] dhe të vazhdoj këtu”, ka thënë Cillessen për Fox Sports.
“Do ta pres parasezonin që ta kuptoj se cfarë vendos klubi. Nëse ata duan që të më mbajnë, duhet ta pranoj sepse kam nënshkruar kontratë pesëvjeçare”.