Lajmet e fundit

Asaj po që i pëlqen të eksperimentojë. Këngëtarja nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga ndryshon pamje shumë shpesh. Herë zeshkane, herë brune e herë biondinë, për çdo gjë që bën ajo publikon diçka në profilin e saj në instagram.
Në njërin nga këto imazhe që i ka ndarë me publikun, ajo duket si një vajzë nga Afrika, me flokë kaçurrela e voluminoze.
“Si afrikane për një ditë”, ka shkruar Çiljeta në profilin e saj në instagram, ku ka postuar një fotografi interesante.
Por kjo s’është e tëra. Shpesh befason edhe me fotografi nga rinia e saj. Para pak ditësh ajo publikoi në instagram një foto ku ishte vetëm 12 vjeçare. Ajo shkruante se ka vendosur t’i ndajë me publikun kujtimet e saja dhe se në atë kohë ishte fanse e këngëtarit latin Ricky Martin dhe se flokët i kishte prerë për t’i ngjarë atij.