Lajmet e fundit

Çiljeta Xhilaga këngëtarja nga Shqipëria së fundmi ka publikuar projektin e saj në bashkëpunim me reperin Noizy, të cilët sollën një këngë me videklip 13 minutësh.
Një film i shkurtër i titulluar “Gangsta Love” projekt ky që zgjati me vite për t’u realizuar, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, bashkëpunimi i të dy artistëve është mirëpritur nga publiku.
E pas krejt kësaj me sa duket këngëtarën e ka marrë malli për fëmijërinë, më konkretisht për të 16-tat e saj.
Çiljeta ka postuar një fotografi në profilin Instagram kur ishte në moshën 16 vjeçare, madje në atë kohë edhe me kurorë të Miss-it.
Këngëtarja duket e njejtë me ditët e sotme, edhe pse ka shumë spekulime se ajo ka ndërhyrje kirurgjikale.
https://instagram.com/p/9PLOuduQJQ/?taken-by=ciljetaxhilaga
E për të vazhduar me kujtimet fotografia e rradhës ishte një pjesë ku këngëtarja shihet duke kënduar kur ajo ishte në moshën 14 vjeçare.
Xhilaga me këtë foto kishte kujtuar tashmë të ndjerin Dr.Flori i cili vdiq një vit më parë.
Një pjesë e tekstit që e kishte shkruajtur ai, këngëtarja e kujton me shumë mall, duke shkruajtur: "Shumë kujtime të bukura me shokun tim, pusho i qetë Dr.Flori".
https://instagram.com/p/9PFjkvuQOH/?taken-by=ciljetaxhilaga