Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott tha sot se ishte i zhgënjyer që pas shumë vitesh nuk ka përgjigje ndaj pyetjes se kush ishte përgjegjës rreth urdhrit për tërheqjen e policisë dhe për mossigurimin e ambasadës së SHBA-së në 2008 në Beograd, pas tubimit "Kosova është Serbi", kur ndërtesa u qëllua me gurë si dhe u dogj .
"Ekzekutivi thotë se gjyqësori është duke bërë punën e vet dhe se nuk mund të ndërhyjë në procedurë. Gjykatësi ka marrë vendimin që e ka marrë dhe jemi të zhgënjyer që pas shumë vitesh ende nuk kemi përgjigjen e duhur se kush është përgjegjës për urdhrin ndaj policisë që të tërhiqet, kush është përgjegjës për shkatërrimin e madh të ambasadës sonë dhe veçanërisht për vdekjen e një personi", iu tha ai gazetarëve, transmeton Klan Kosova.
Dy ditë më parë, një gjykatë në Serbi i dënoi katër veta me kusht dhe la të lirë tre të tjerë që akuzoheshin se i kishin vënë zjarrin ambasadës amerikane në Beograd, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.