Lajmet e fundit

Një shtet i dëmtuar nga lufta dhe i sunduar nga junta ushtarake shtypëse për dekada të tëra, është “shtëpi” e njerëzve më bujarë të botës, thuhet sipas studimit të fundit të BBC-së.
Njerëzit në Irak thuhet se janë njerëzit më bujarë, ndërsa banorët e Mianmarit janë njerëz të cilët dhurojnë para, transmeton Klan Kosova.
Në muajt e fundit, tetë në 10 irakianë kanë ndihmuar dikë që nuk e njohin, ndërsa 91% e banorëve në Mianmar kanë dhënë parà për bamirësi.
Në krahasim, 63% e amerikanëve kanë dhuruar fonde, ndërsa 73% kanë dhënë ndihmën e tyre për të huajt.
Në Europë, vendi më bujar është Mbretëria e Bashkuar dhe pas saj Irlanda.
Në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Afrikë veçohet Kenia, ndërsa në Amerikën Latine, Guatemala.
Kina është përmendur si vendi më pak bujar.
Megjithatë, sondazhi i merr parasysh vetëm përgjigjet e 1000 njerëzve mesatarisht në secilin prej 140 vendeve.
Korrespondentët e BBC-së kanë qenë të befasuar nga rezultatet.