Lajmet e fundit

Media të tilla si Fox News, Atlas Obscura apo The Sun raportojnë se tashmë Ishulli i Sazanit do të hapet për turistët, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë.
“Një ishull misterioz ushtarak, me bunkerë sekretë dhe tunele të projektuara për t’i mbijetuar sulmeve bërthamore, do jetë destinacioni i nxehtë turistik në Evropë. Ishulli i Sazanit, i vendosur në brigjet e Shqipërisë, ka një plazh të paprekur, por është i mbuluar me mister- madje edhe për shumicën e shqiptarëve”, shkruan The Sun.
Ishulli do jetë i hapur për turistët nga maji deri në tetor, shkruan Gazeta Mapo.
Gazetat shkruajnë se Shqipëria shpreson të përfitojë një dorë të mirë parash nga hapja e këtij destinacioni turistik.
Për momentin, ishulli ruhet vetëm nga dy ushtarë.
Atlas Obscura shkruan se ka pasur spekulime se sovjetikët e kanë përdorur këtë ishull për të prodhuar armë kimike.
Para disa kohësh, disa ushtarë britanikë u helmuan në ishull.
Mendohet se kjo erdhi për shkak të një bime të gjendur në ishull.
Klan Kosova pati përgatitur një kronikë për bukuritë e këtij ishulli gjatë vitit 2015 të cilën mund ta ndiqni në vijim: