Lajmet e fundit

Kujdes!
Majdanozi mund të ketë disa të meta ndaj dhe apelohet që të mos konsumohet për disa kategori personash.
Ndër ta janë gratë shtatzëna, pasi mund të rrisë rrezikun për abort, bëhet fjalë veçanërisht për gjethet e tij, pasi kërkohet se në rast konsumimi të zihet mirë, shkruan mapo.al. Gjithashtu ka efekte anësore në rast të inflamacionit të veshkave, si dhe te persona me probleme të zemrës dhe veshkës.
-Përmban multivitamina, ka një përqindje të lartë betakarroteni, vitaminë B 12, klorofil, kalcium, vitaminë C, më shumë se tek agrumet.
-Përmban acide lyrore thelbësore, acidin alfa-linoleik, që së bashku me acidet lyrore omega 3 dhe omega 6 përbejnë acidet kryesore më të rëndësishme të organizmit. Përmban gjithashtu proteina, fosfor, hekur, vitamina K.
-Majdanozi është i njohur si një detoksifikues natyral i trupit dhe për këtë arsye në mënyrën më të lehtë çliron metalet nga “trupi i rëndë”.
-Majdanozi gjithashtu ndihmon në trajtimin e inflamacioneve dhe infeksioneve. Është treguar edhe si preventiv kundër artritit reumatoid dhe enjtjes në nyje.
-Gratë që luftojnë me celulitin është e këshillueshme për të bërë çaj nga majdanozi dhe ta konsumojnë gjatë ditës. Në këtë mënyrë largohen lëngjet e tepërta.