Këngëtari i njohur Stevie Wonder dhe disa miq të ngushtë të rrethit të këngëtarit Prince, do mbajnë një koncert përkujtimor për të në Minnesota më 13 tetor.
Artistë të tjerë të cilët do të perforojmë për nder të Prince janë: Christina Aguilera, Chaka Khan, John Mayer, Tori Kelly, Anita Baker, Doug E Fresh, Luke James, Bilal dhe Mint Conditon, tansmeton Klan Kosova.
“Do të ketë një përzierje të artistëve klasikë dhe të rinj. Artistë të cilët i pëlqente Prince dhe familja e tij”, ak thënë organizatori L Londer McMillan.
Familja e Prince, kishin paralajmëruar për këtë koncer që do mbahej në korrik, pak muaj pas vdekjes së tij nga mbidoza. Por McMillan ka thënë se kjo gjë u pamundësua pasi nuk kishin kohë që t’i kryenin të gjitha detajet.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.