Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë bombarduar disa objektiva të grupit të rebelëve Houthi në Jemen, bombardime këto që vijnë si kundërpërgjigje ndaj Houthit të cilët kanë sulmuar që nga nëntori anijet në Detin e Kuq.
Agjencia e lajmeve në Jemen, SABA, raportoi se sulmet ndodhën në kryeqytetin Sana'a dhe në qeveritë e Sa'dah, Hodeidah, Taiz dhe Dhamar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët amerikanë thanë se sulmet ishin kryer nga raketat Tomahawk të lëshuara nga anijet luftarake, si dhe avionë luftarakë e një nëndetëse.
Harta më poshtë tregon vendndodhjet në Jemen që u goditën nga sulmet:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.