Lajmet e fundit

Forbes ka publikuar listën e 100 personaliteteve të shoubizit që kanë fituar më së shumti dhe Sean "Diddy" Combs është në top treshe.
Ai ka fituar 130 milionë dollarë, kështu duke u ngritur në listë nga vendi 22 ku ishte vitin që shkoi.
Suksesi i tij vjen pas turneut të tij nëpër Amerikë, një marrëveshje për marketing për kompaninë e vodkës dhe shitjes së linjës së tij të rrobave Sean John.
Beyonce dhe JK Rowling radhiten në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht.
E më e reja në këtë listë është 19 vjeçarja Kylie Jenner , e cila radhitet e 59-ta.