Lajmet e fundit

Sa të kryhet kjo e Washingtonit, të hënën e 7 shtatorit nis Java e Brukselit në bisedimet Kosovë-Serbi.
Në kryeqytetin e Europës do të takohen delegacionet e larta të të dyja vendeve me ndërmjetësim të diplomatëve europianë, ndërsa si kyçe i kanë dy tema.
Krahas asaj të të pagjeturve të luftës, që ishte diskutuar edhe në rrethet e mëparshme, kësaj radhe si premierë trajtohen borxhet financiare.
Profesori i Financave Publike Sabri Kadriu ka listuar disa nga pikat në të cilat Serbia i ka borxhe të mëdha Kosovës.
Kronikë e zgjeruar nga Besnik Tahiri.