Lajmet e fundit

Të jesh e bukur, do të thotë të kesh edhe shumë para.
Supermodelja Linda Evangelista, njëherë kishte thënë “Nuk zgjohem nga shtrati për më pak se 10,000 dollarë në ditë”, dhe duket se asgjë s’ka ndryshuar sa i përket botës së modelimit që nga ajo kohë.
Modelet janë femrat që më së shumti paguhen për punën që e bëjnë. Janë pjesë e fushatave gjigande reklamuese dhe shpesh bëhen milionere.
Kendall Jenner: Motra e Kim Kardashian, është bërë njëra ndër modelet që paguhet më së shumti në vit, dhe ka me miliona ndjekës në Twitter.
Modelja më e paguar në botë është Gisele Bundchen: 44 milionë dollarë për vit. Ajo fiton shumë nga kampanjat e brendeve të njohura si Chanel dhe Carolina Herrera e po ashtu edhe nga shitja e dizajnit të këpucëve të saja.
Ajo pasohet nga Cara Delevigne, me 9 milionë dollarë në vit. Ajo ka bërë emër duke qenë fytyra e shumë kompanive të modës, mirëpo profili dhe prezenca e madhe e saj në rrjetet sociale, me 19 milionë ndjekës në instagram dhe 3.7 milionë ndjekës në twitter, i ka ndihmuar shumë në famë e të marrë kontrata milionëshe. Ajo është fytyra e DKNY dhe Burberry.