Lajmet e fundit

Ekspertët e Deloitte Kosova kanë prezantuar rezultatet e studimit "Hapat e parë në tregun e punës".
Sipas Vullnet Latifit drejtor në Deloitte Kosova studimi synon t`iu bëjë me dije institucioneve akademike aspiratat e brezit të ri dhe se çfarë presin ata nga punëdhënësi.
Në anën tjetër Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka deklaruar se po zhvillohen shumë projekte për punësimin e të rinjve.
Ai ka përmendur marrëveshjet që po bëhen me 100 kompani vendore për mbajtjen e praktikës nga ana e studentëve dhe punësimin e të rinjve, njofton Klan Kosova.