Lajmet e fundit

Të dhënat e Exit Poll-it të realizuar nga BBC në bashkëpunim me CBS, kanë treguar se 65% e votuesve kanë thënë që Presidenti Donald Trump është faktor që ndikon në votën e tyre në zgjedhjet afatmesme në Amerikë.
Kjo shifër është më e lartë krahasuar me 60% sa ishte për Obama-n në vitin 2010.
26% të votuesve kanë thënë se Trump ka ndikuar pozitivisht në zgjedhjet e tyre për kandidatët e Dhomës së Përfaqësuesve, përderisa 30% kanë votuar kundër presidentit – 33% nuk kanë ndryshuar votën e tyre.
Rreth 43% kanë aprovuar punën e Trump si president – që nuk është shumë e ndryshme me mbështetjen ndaj Obama-s në zgjedhjet afatmesme të 2010’ës.
Problemi kryesor që i brengosë votuesit amerikanë është sistemi shëndetësor, sipas te dhënave të Exit Poll-it kjo shifër është 43%.
23% të votuesve kanë deklaruar si çështje problematike imigracionin, 21% ekonominë dhe 11% politikat për armë.