Lajmet e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Beograd me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, takim ky që shihet si një mundësi për të sqaruar qëndrimet e të dy palëve për të gjitha çështjet.
Takimi Vuçiq- Palmer është caktuar për në orën 10.00, në presidencën serbe.
Sipas mediave serbe e që i referohen mesazheve që zyrtari amerikan i dha të premten në Kosovë në fokus të takimit të sotëm do të jetë "Njohja" e Kosovës" dhe "Sanksionet ndaj Serbisë" , transmeton Klan Kosova.
https://klankosova.tv/dialogu-me-serbine-amerika-sqaron-gjithcka-video1/