Lajmet e fundit

Ashley Judd ka një mesazh mjaft shokues për Harvey Weinstein, në qoftë se e takon ndonjëherë.
Ashley ishte njëra ndër gratë e para të cilat kanë treguar publikisht që ishin ngacmuar seksualisht nga Weinstein.
Ajo ka thënë që ishte takuar me të për punë biznesi, kur Weinstein kishte një sjellje aggressive seksuale me ç’rast Judd ishte larguar nga dhoma e hotelit.
E Judd në një intervistë ka thënë që në qoftë se akuzat për përdhunim janë të vërteta Weinstein duhet të kaloj kohë në burg, megjithatë ajo ka vazhduar të flas për faljen.
"Unë të fal. E kuptoj që jeni i sëmurë dhe jeni duke vuajtur, dhe ka ndihmë për personat si ti. Në qoftë se dëshiron ndihmë kjo varet tërësisht nga ty” ka thënë Judd.
