Lajmet e fundit

Katër gomarë para Kuvendit.
Kështu ka vendosur sot të protestojë avokati Arianit Koci, për krizën politike në vend.
Por, cila është simbolika e shfaqjes së kësaj pakënaqësie?
Për këtë ka folur bashkëpunëtori i avokatit Koci.
“Këta i kanë kaluar të gjitha sfidat. Jam i bindur që edhe prindërit e këtyre deputetëve kanë punuar me këto”, deklaroi ai.
“Ajo se çka më irriton më së shumti, është se çdo ditë i ke në debate, duke u çjerrë, duke u shkaravitë, ne po bëjmë ne po dojmë”, theksoi ai.