Lajmet e fundit

“Vëllai i Madh” ua ka prezantuar sfidën e tij më të re konkurrentëve të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova.
“Sfida e Kapitenit” gjatë kësaj jave do të jetë me doreza, derisa banorët janë të detyruar t’i vendosin ato, sa herë që të bie gongu.
“Banorë në pako keni dorezat për ‘Sfidën e Kapitenit’. Nga momenti që dëgjoni gongun keni 25 sekonda t’i vendosni. E në rast se koha mbaron pa i vendosur, ju diskualifikoheni menjëherë nga loja. Ju duhet të qëndroni gjatë gjithë kohës më doreza pa i larguar për asnjë moment dhe për asnjë veprim”, u tha në njoftimin e “Vëllait të Madh”.
“Personat që i largojnë dorezat do të diskualifikohen nga loja dhe personi që i mbanë më gjatë, kur të gjithë të tjerët të jenë të diskualifikuar, do ta fitojë sfidën”, u tha tutje në njoftim.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.