Lajmet e fundit

Por Alba nuk jeton vetëm nga të ardhurat që i fiton nga puna e saj si aktore. Ajo është po ashtu një biznismene shumë e suksseshme.
Ajo bashkë me Christopher Gavigan kanë lansuar biznesin e tyre “The Honest Company” në vitin 2012, ku shesin produkte për mirëmbajtjen e trupit dhe për foshnje.
Libri i saj “The Honest Life” u bë Bestseller i New York Times në vitin 2013.
Në vitin 2015, ajo lansoi produktet e bukurisë për mirëmbajtjen e trupit të quajtuar Honest Beauty.
Por cila është pasuria e Jessica Albës?
Me disa filma të Hollywoodit pas saj dhe një biznes shumë të suksseshëm, Jessica Alba po shijon një karrierë shumë të suksesshme dhe fitimprurëse.
Sipas Moneyinc, aktorja dhe biznesmenja ka pasuri prej 350 milionë dollarëve.
Kompania e saj raportohet se ka vlerë prej 1 miliardë dollarëve ndërsa Alba zotëron 15 deri në 2 për qind të kompanisë.
Çfarë po bën aktorja Jessica Alba aktualisht dhe cila është familja e saj?
Jessica Alba aktualisht më shumë është e fokusuar në biznesin e saj të suksseshëm se sa në karrierën e saj si aktore.
Ajo megjithatë do të kthehet së shpejti në një shoë televiziv që do të nisë më vonë gjatë këtij viti.
Ajo është e martuar me Cash Warren, që është djali i aktorit Michael Warren, me të cilin është takuar në xhirimet e Fantastic Four.
Ata kanë tre fëmijë.