Lajmet e fundit

Gazeta e Las Vegas, Review-Journal ka përkrahur Trump muajin e kaluar. Ishte njëra nga gazetat e pakta që e kanë bërë këtë – pasi shumë prej tyre kanë mbështetur Clinton.
The Review-Journal përmes një editoriali ka thënë se në këto "kohë të turbullta", Trump "sjell një ndjeshmëri të korporatave dhe një vendosmëri të palëkundur".
Editoriali vlerëson dëshirën e tij për taksa më të ulëta, transmeton Klan Kosova.
"Trump nuk përfaqëson as rrezikun që kritikët e tij pretendojnë as eliksirin magjik që shumë nga përkrahësit e tij shpresojnë", thotë gazeta.
"Por, ai premton të jetë një burim i përçarjes dhe parehatisë për të privilegjuarit e elitave politike për të cilët forca e kombit dhe aftësia paguese i kanë ndihmua për të arritur fuqi”.