Lajmet e fundit

Rezoluta mbi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri nuk ka asnjë efekt ligjor.
Kështu ka thënë kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq për RTV Kim, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, miratimi i një rezolute të tillë është qëllim i Prishtinës që ta transformojë FSK-në nën presion duke shtuar se "serbët nuk do të dhe nuk duan të marrin pjesë në të".
"Sa i përket përfaqësuesve politikë serbë, unë mund të them në mënyrë të vendosur se asnjë serb nuk ka hyrë në ndonjë aranzhman kur bëhet fjalë për transformimin e forcave të sigurisë në forcat e armatosura të Kosovës. Qëndrimi ynë është i qartë dhe ne jo vetëm në këtë moment, por në përgjithësi nuk duam të merremi me këtë çështje si dhe jemi të përjashtuar nga çdo proces kur bëhet fjalë për transformimin e FSK-së ", theksoi ai.
Kreu i grupit parlamentar të Listës Serbe, i cili për pesë muaj ka bojkotuar punën e Kuvendit të Kosovës , tha se për këtë listë e vetmja ushtri e vlefshme në Kosovë, është ajo e KFOR-it, transmeton Klan Kosova.