Papa Françesku pranoi një dhuratë interesante nga At Jim Sichko. Ky i fundit i dhuroi atij disa këpucë tenisi të personalizuara, me ngjyrë të verdh dhe me emrin e Papës në pjesën e pasme të këpucëve.
Sichko ishte duke vizituar Vatikanin, ai nuk donte të kalonte pa u vënë re dhe nuk donte t'i bënte Papës një dhuratë të zakonshme, kështu që u përpoq të mendonte se çfarë mund të ishte ndryshe dhe ia doli.
Pasi i lindi ideja, At Sicho kontaktoi dizajnerët e markës “Tru Blue Color”, të cilët ishin shumë nervozë, por edhe të lumtur, sepse kishin një porosi të veçantë në duart e tyre, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Rezultati final solli solli një palë atlete “Nike Blazer Mid 77' Vintage” të lyera me ngjyrë të bardhë dhe të verdhë/artë, të njëjtat ngjyra si flamuri i Papës dhe një portret të detajuar të stemës së tij.
Emri i Papës është pikturuar gjithashtu në anën e pasme dhe ata erdhën me një kuti këpucësh prej druri me porosi.
“True Blue Color” iu deshën vetëm 10 orë për të dizajnuar kutinë, ata thanë se ishte një mision shumë i veçantë për ta, dhe megjithëse i kanë personalizuar atletet e disa yjeve, ky projekt është padyshim ai për të cilin ata janë më të emocionuar se kurrë.