Lajmet e fundit

Deri më tani është pothuajse e sigurt që opozita do të tërhiqet nga bojkoti i zgjedhjeve pas presionit të fortë ndërkombëtar, por edhe zërave kundër brenda radhëve të saj.
Zyrtarizimi i marrëveshjes mes Bashës dhe Ramës pritet të bëhet nesër pas takimit të tyre në Presidencë.
Ndërkohë që mbetet ende për t’u përcaktuar data e zgjedhjeve. Siç mëson Lapsi.al Rama pranon shtyrje të zgjedhjeve më datë 16 korrik, ndërsa PD ka propozuar datën 30 korrik, shkruan Lapsi.al.
Sipas opozitës shtyrja e zgjedhjeve më datë 30 korrik jep kohë për ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor. Por mbetet për t'u parë nëse kjo do të pranohet nesër nga Rama.