Lajmet e fundit

Ganime Musliu, deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, së bashku me anëtarët e Komisionit për Punë të Brëndshme, Siguri dhe Mbikëqyrje te FSK-së, vizituan familjen Haradinaj në Gllogjan të Deçanit.
"Së bashku me kolegë nga Komisioni për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikqyrje te FSK-së, sot vizituam Bacën Hilmi në Gllogjan dhe i uruam lirimin e Gjeneralit Ramush Haradinajt nga Gjykata e Francës".
" Dashtë zoti qe kjo te jetë hera e fundit qe konaku i tyre të pres mysafirë për raste te tilla. Njëherit urojmë qe lirimit te z.Haradinaj ti bashkohen ne Liri edhe të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së qe padrejtësisht po mbahen nëpër burgje". ka shkruar Musliu në Facebook, transmeton Klan Kosova.