Lajmet e fundit

Një ciklon i fuqishëm i quajtur "përbindësh" ka goditur brigjet e Australisë, duke shkaktuar dëme të mëdha, transmeton Klan Kosova.
Stuhia ka lënë më shumë se 30.000 njerëz pa energji elektrike në Airlie Beach, Proserpine, Bowen, Mackay dhe Cannonvale.
Për të parandaluar ndonjë fatkeqësi më të madhe, thuhet se banorët e Queensland janë paralajmëruar për një përmbytje të mundshme.
Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se mund të ketë të reshura të shiut deri në 500 milimetra para ciklon se cikloni të kalojë Queensland.


