Lajmet e fundit

Qindra çiklistë nudo, pushtojnë rrugët e Londrës, në një protestë të pazakonshme, kundër veturave.
Organizatorët kanë thënë se protesta, e cila do të shkaktojë përçarje në rrugët e qendrës londineze, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes në lidhje me sigurinë e çiklistëve, ndërsa bën thirrje për veprim mbi ndryshimin e klimës.
Nuk ka ligj që ndalon zhveshjen në Britani, mirëpo çiklistëve u është kërkuar që vetëm të vozisin të zhveshur dhe jo të parakalojnë në këmbë.