Lajmet e fundit

Qindra persona kanë marshuar në Çikago, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut si dhe duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e të riut me ngjyrë, Laquan McDonald, nga policia vitin e kaluar, transmeton Klan Kosova.
Protestat kanë filluar në qendër të qytetit ku qindra banorë kanë zënë korsinë që shkonte në rrugën Michigan duke marshuar me pankartat ku shkruhej “Ndal dhunës së policëve”, “Thirrje për drejtësi” dhe “Nuk do të ketë paqe pa drejtësi” etj.
“Njerëzit po qëndrojnë së bashku për ta ndaluar dhunën e policëve që po ndodh në këtë shoqëri. Për shumë vite policia i ka terrorizuar afro-amerikanët”, u shpreh një prej protestuesve.
Për ta mbikëqyrur këtë protestë ishte shtuar edhe numri i policisë të cilët edhe ndaluan disa vetura për të shmangur çfarëdo incidenti të mundshëm.