Lajmet e fundit

Rritja e popullaritetit të cigareve elektronike në Britaninë e Madhe ka rezultuar që më shumë duhanpirës të lejnë duhanin.
British Medical Journal ka analizuar trendët e lënies se duhanit nga viti 2006 deri në 2015.
Cigaret elektronike duket që kanë ndihmuar përgjatë viteve duhanpirësit që të ndalojnë këtë veti.
Sipas këtij studimi thuhet që rreth 18,000 persona kane lënë duhanpirjen në Britani në vitin 2015, transmeton Klan Kosova.
Ky është një studim observues dhe nuk mund të ofroj shkaqet direkte se si ndikojnë cigaret elektronike tek duhanpirësit, megjithatë janë ndër kontribuesit më të mëdhenj në lënien e duhanit.