Lajmet e fundit

Cigaret elektronike funksionojnë me ngrohjen e një lëngu aromatizues që përdoruesit e thithin në formën e avullit, nuk e konsumojnë si cigare , duke e diferencuar nga cigaret me bazë duhani dhe po anashkalojnë shumë nga rregulloret dhe ligjet që zbatohen për to, transmeton Klan Kosova.
Cigaret elektronike, përgjithësisht perceptohen si më të shëndetshme se sa ato të zakonshmet, janë bërë shumë të popullarizuar gjatë viteve të fundit, si në mesin e të rriturve ashtu edhe atyre të rinjve, të cilët shpesh i blejnë pa asnjë pengesë ligjore.
Autoritetet shëndetësore amerikane zbuluan, në fillim të këtij viti, se numri i të rinjve të cilët kanë provuar këto lloj cigare është trefishuar në tre vitet e fundit.
Të gjitha modelet e cigares elektronike janë të përbëra nga një bateri, vaporizatori dhe një karton dhe pjesa që i ngjan fishekut. Pjesa e parë e cigares, pra, ajo ku zakonisht ndodhet përbërja e duhanit, është e karikueshme dhe mund të zgjasë nga 70 deri në 150 thithje, kjo në varësi të modelit.
Shumë prej modeleve që gjenden në shitje, kanë një dritë të kuqe në majë, e cila ndriçon në çdo tërheqje, gjë që shërben për të krijuar idenë se po pi një cigare të vërtetë, por edhe tregon gjendjen e baterisë./klankosova.tv