Lajmet e fundit

Ashley Stevens dhe Chritopher Reed, janë në lidhje dashurie që 2 vite e gjysmë.
Ata ishin në një dasmë, kur buqeta e luleve të nuses i ra në dorë Ashley.
Ajo e bëri një foto, ku shihet e gëzuar bashkë me lulet në dorë kurse i Christopher që është afër duket sikurse po kërkon për portofolin e tij për t’u përgaditur për hargjimet që do t’i ketë pasi që ai do të jetë dhëndëri i ardhshëm (besohet që ai ose ajo që kap buqetën e lulëve në një dasmë, do të jetë i martuari i radhës).
Këtë foto e ka postuar një shok i Christopher në Facebook, dhe njerëzit filluan që ta gjykojnë Christopher, transmeton Klan Kosova.
Fjalët e rënda nuk kishin të bënin fare për reagimin e tij në foto, por për peshën e tij.
Komentet ishin të atilla, se çfarë kërkon kjo vajzë me këtë bullafiq, pse nuk kujdeset për veten, është shumë i shëmtuar etj.
Kështu që Ashley, zgjodhi pikërisht Facebook-un, që të i’u përgjigjet gjithë atyre fjalëve të rënda për të dashurinë e saj.
“Nëse i lexon komentet në foton tonë, ato janë të cekta dhe të vrazhda”.
“Më lejoni të ju tregojë, se unë kam fituar llotarinë kur e kam takuar Chritopher”.
“Ai mund të mos ketë muskuj, ashtu siç gjitha vajzat do të donin, por pse kjo duhej të kishte rëndësi nëse ju me të vërtetë e kërkoni dikënd që të kaloni gjithë jetën bashkë?”
“Ai është shumë i durueshëm me mua, gjithmonë më tregon me gjëra të vogla se sa shumë më do”.
“E dua për atë që është, dhe ai më do për këtë që jam”, ka shkruar Ashley në Facebook.