Lajmet e fundit

Kush thotë që dashuria e vërtetë nuk ekziston, ky çift ju tregon pikërisht të kundërtën.
Çifti Jeannette dhe Alexander Toczko nga San Diego, kanë qenë të martuar për 75 vite.
Dëshira e tyre e vetme ishte që të qëndronin bashkë deri në fund të jetës.
Më 17 qershor, Alexander vdiq në krahët e gruas së tij.
24 orë më vonë edhe Jeanette ndërroi jetë.
“Ata thanë se duan që të shkojnë në dhomën e tyre të gjumit e të i mbajnë duart të shtrënguara”, është shprehur Richard Toczko, djali i çiftit.
"Dëshira e tij që të vdiste në krahët saj, u realizua”.
“ Hyra në dhomë, e nëna më tregoi që ai kishte vdekur, më pas ajo i foli atij sikur të ishte gjallë ‘E sheh që t’u realizua dëshira. Ti vdiqe në duart e mija, e unë të dua. Të dua, dhe më prit se do të vijë shumë shpejt”, u shpreh Aimee Toczko – Cushman, vajza e çiftit.
Jennette dhe Alexander kanë qenë në lidhje që nga shkolla e mesme, dhe më 29 qershor do të festonin 75 vjetorin e martesës.