Lajmet e fundit

Është zyrtare: Fejesa e Miley Cyrus dhe Liam Hemswoth është rikthyer.
“Miley është më se e lumtur që është fejuar me Liam përsëri”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për revistën amerikane People.
“Duket si diçka e papritur, por ata kanë qenë shumë të afërt me njëri tjetrin gjatë muajve të fundit”.
Gjatë javës së kaluar, Miley po e mbante në dorë unazën me të cilën Liam i kishte propozuar në vitin 2012.
“Ata vetëm duan që ta mbajnë lidhjen e tyre larg qendrës së vëmendjes deri sa t’i kenë të qarta disa gjëra”, ka thënë një burim.
“Liam kurrë se ka pëlqyer faktin se jeta e tij me Miley’n ishte shumë e ekspozuar karshi publikut”.
Çifti po planifikon që të jetojnë bashkë. “Miley dëshiron që të martohet”, ka thënë ky burim. “Familja e tij hezitonte shumë për martesën në të kaluarën, por ata e njohën më mirë Miley’n kur ajo shkoi për pushime në Australi para disa javësh”.